Mblidhet Kryesia e Kuvendit

Aktuale May 14, 2018 - 09:51
Këto janë pikat e rendit të ditës

Kryetarët e grupeve parlamentare do të takohen sot në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, e cila pritet të fillojë nga ora 11:00.

Në rendin e ditës është shqyrtimi i seancave të papërfunduara nga  16, 17, 18, 20, 26 prill, si dhe vazhdimi i seancës me pikat e papërfunduara nga 3 maji.

Rendi i ditës:

Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit.

Vazhdimi i seancës plenare me pikat e papërfunduara më 16, 17, 18, 20 dhe 26 prill 2018:

Votimi i Projektligjit nr. 06/L-061 për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e personave të dënuar,

Votimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e gjashtë (6) anëtarëve të Bordit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit,

Votimi i Propozim-Rezolutës nga Debati parlamentar, në lidhje me korrupsionin si kriter për liberalizim të vizave,

Votimi i rekomandimeve nga Debati parlamentar, në lidhje me sigurinë e fëmijëve në përdorimin e internetit në Kosovë,

Votimi i rekomandimeve nga Interpelanca, në lidhje me reduktimet e ashpra të furnizimit me energji elektrike dhe situatën  në sektorin e energjisë,

Votimi i rekomandimeve nga debati parlamentar në lidhje me Raportin e Progresit për Republikën e Kosovës,

Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.02/34, të datës 05.03.2018, për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës,

Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar “Deputetët e Pavarur”, në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë së Kosovës për projektin e Termocentralit “Kosova e Re” të nënshkruar me 20 dhjetor 2017,

Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës.

Vazhdimi i seancës plenare me pikat e papërfunduara më 3 maj 2018:

Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë për Ekstradim,

Propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për shkarkimin e nënkryetares së Kuvendit, znj. Aida Dërguti,

Votimi për Formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë të Republikës së Kosovës.

Përgatitjet për seancë plenare të radhës:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

Koha për pyetje parlamentare,

Shqyrtimi i Vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës për kthimin e Ligjit nr. 06/L-016 për shoqëritë tregtare,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Amnistinë,

Shqyrtimi i parë i Projektligji për Statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99,

Shqyrtimi i Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA) 2018-2022,

Shqyrtimi i Strategjisë shtetërore të ujërave në Kosovë 2017-2036,

Shqyrtimi i Planit të veprimit për biodiversitetin 2016-2020,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2017,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2017,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për ndihmë juridike falas për vitin 2017,

Propozimi i Grupit Parlamentar të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.