Kështu bëhet dezinsektimi i hapësirave të prekura nga rriqrat në Malishevë përmes tenderit milionësh (VIDEO)

Aktuale May 10, 2018 - 11:22
Lexoni më shumë detaje

Dezinsektimi i hapësirave të ekspozuara për ethet hemorragjike në Komunën e Malishevës, po vlerësohet se nuk është duke u kryer në mënyrë profesionale.

Kështu po alarmojnë, përfaqësuesit e Komunës së Malishevës dhe rrjeti i organizatës jo qeveritare “Avonet”,  që kanë monitoruar këtë proces prokurimi në terren.

LEXO EDHE: Dyshime për keqpërdorime në tenderin milionësh për mbytjen e rriqrave

Zeri.Info ka siguruar edhe pamje nga procesi i dezinsektimit të hapësirave të ekspozuara për ethet hemorragjike në fshatrat e Malishevës, në të cilat shihet qartë se forma e spërkatjes nuk realizohet në të gjitha hapësirat në mënyrë unike, por me selektime.

I dyshimtë, po cilësohet edhe preparati me të cilin po kryhen punimet, që po vlerësohet të jetë i rrezikshmërisë së lartë në mjedis.

Ndryshe, Gazeta “Zëri” gjatë ditës ka raportuar për dyshimet e ngritura në keqpërdorimin e tenderit gati milionësh për mbytjen e rriqrave në Malishevë.

Zëri do të vazhdoj me përcjelljen e rastit dhe publikimin e dëshmive tjera që ka siguruar nga hulumtimi. /ZËRI/