Hashim Thaçi darkon në restorantin e Fatos Xhafollit në Berlin (FOTO & VIDEO)

Aktuale May 09, 2018 - 21:42
Pamje ekskluzive

Gjatë vizitës së tij në Berlin të Gjermanisë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përzgjedhur restorantin e biznesmenit kosovar, Fatos Xhafollit që të darkoj, shkruan “Zeri.info”.

Image

Në këto pamje që ka siguruar “Zeri.info”, shihet se presidenti Hashim Thaçi së bashku me tërë stafin e tij që janë ën Berlin janë duke kaluar çaste të mrekullueshme në restorantin “Nuovo Mario”, që gjendet në kryeqytetin gjerman, e që pronar i këtij restoranti është biznesmeni kosovar Fatos Xhafolli.

Po ashtu, Thaçi i ka dhuruar edhe librin me biografinë e tij, biznesmenit Xhafolli.

Kujtojmë se Fatos Xhafolli, prej dy dekadash jeton dhe vepron në Berlin të Gjermanisë, ku në këtë qytet ai ka në pronësi tre restorante, në të cilat ka të punësuar 65 punëtorë. /ZËRI/