Limaj shpreh ngushëllime për policin Armend Trena, kërkon zbardhjen e rastit

Aktuale May 07, 2018 - 18:58
Ja çfarë ka thënë ai

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të policit Armend Trena, i cili u gjet sot në lumin Lepenc, transmeton “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Thaçi ngushëllon familjen Trena

Limaj tutje ka kërkuar zbardhjen e tërësishme të rastit.

Ja postimi i plotë i tij:

 Njësitë e kërkim-shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe ekipeve tjera të përfshira në kërkim të policit të zhdukur, sot gjetën trupin e pajetë të policit Armend Trena.

Vdekja tragjike e dy policëve ka pikëlluar të gjithë qytetarët e Kosovës.

U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtoreve të Trenës në Policinë e Kosovës.

Mirënjohje të gjitha ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe të angazhuarve tjerë që për më shumë se një javë nuk reshtën së kërkuari trupat e pajetë të dy policëve.

Inkurajoj organet kompetente që në afat sa më të shpejtë t’i zbardhin rrethanat që çuan në vdekjen e dy zyrtarëve policorë. /zeri