Thaçi ngushëllon familjen Trena

Aktuale May 07, 2018 - 18:24
Ja çfarë ka thënë ai

Pas gjetjes së trupit të pajetë të policit Armend Trena, presidenti Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen Trena dhe miqtë e kolegët e policit.

Presidenti Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se fatkeqësia e dy policëve të rënë në lumin Lepenc i ka prekur gjithë qytetarët e vendit.

LEXO EDHE: Obduksioni i trupit të Armend Trenës bëhet nesër

“Pas gjetjes së trupit të pajetë të policit Armend Trena, familjes Trena, miqve dhe kolegëve të tij u shpreh ngushëllimet më të thella”.

“Institucionet dhe Policia e Kosovës do ta ruajnë gjithmonë kujtimin për Malsorin dhe Armendin”, ka shkruar Thaçi.