Nesër mblidhen partitë, kësaj radhe me ftesë të Veselit

Aktuale May 07, 2018 - 17:00
E Fundit

Të martën të mblidhen krerët e gjitha partive politike me ftesë të kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, për të vazhduar diskutimet për arritjen e konsensusit politik për çështjet me rëndësi nacionale për vendin.

Ky takim vjen si vazhdimësi e takimit  të parë që ka ftuar Lidhja Demokratike e Kosovës ditë më parë, e ku përfaqësuesit e partive u pajtuan që të vazhdojnë edhe me tryeza të tjera.

LEXO EDHE: Sa ka punë për 70 zëvendësministrat e Kosovës?

Në takimin e së martës, në orën 13: 00, kryetari i PDK’së ka propozuar që të diskutohet për çështjet më prioritare për shtetin, me theks të veçantë për Agjendën e Integrimeve Evropiane; Formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe fazën përfundimtare të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe Hartimin e Statutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Veseli, ditë me parë, ka prezantuar edhe propozim-platformën për konsensus rreth këtyre temave.

Nga Kabineti i kryeparlamentarit thonë se  u kanë dërguar ftesë për pjesëmarrje në tryezën politike krerëve të partive politike dhe se deri tani e kanë konfirmuar pjesëmarrjen shumica e subjekteve politike.