Para takimit me Merkel, Thaçi mban ligjëratë në Berlin (Foto)

Aktuale May 07, 2018 - 16:25
Ja ku pritet të mbahet kjo ligjeratë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nesër, një ditë para takimit me kancelarën gjermane, Angela Merkel, do të mbaj një ligjëratë në Këshillin Gjerman për Marrëdhënie Ndërkombëtarë.

Aty presidenti Thaçi do të flet për të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Ndërsa, bashkë më panel do të jetë edhe ish ambasadori gjerman, Wolfgang Ischinger.

LEXO EDHE: Presidenti: Bahri Fazliu punoi me vullnet të palëkundur për lirinë dhe pavarësinë

Në këtë ligjëratë, presidenti Thaçi pritet ti përgjigjet edhe shumë pyetjeve të diplomateve, përfaqësuesve shtetëror dhe të mediave në Gjermani. Thaçi të mërkurën do të zhvillojë një takim me kancelarën gjermane, Angela Merkel. Siç ka njoftuar ditë më parë Presidenca, aty do të flitet për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, perspektivën evropiane të Kosovës si dhe për dialogun me Serbinë.

Image