Presidenti: Bahri Fazliu punoi me vullnet të palëkundur për lirinë dhe pavarësinë

Aktuale May 07, 2018 - 16:22
Ja çfarë ka thënë tjetër ai

Presidenti Thaçi ka kujtuar heroit Bahri Fazliu në 20 vjetorin e rënies së tij

Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka thënë se Bahri Fazliu ishte i guximshëm dhe përherë punonte me vullnet të palëkundur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

LEXO EDHE: Lëvizja për Bashkim përkujton dëshmorin Bahri Fazliun

“Sot u bënë 20 vjet nga rënia e heroit Bahri Fazliu, i cili ishte veprimtar i kamotshëm i Lëvizjes Popullore. Bahriu ishte i guximshëm dhe përherë punonte me vullnet të palëkundur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Sakrifica e heronjve do të jetë gjithmonë burim frymëzimi për brezat e rinj, në çdo hap të zhvillimit të shtetit tonë”, ka thënë presidenti Thaçi.