Lëvizja për Bashkim përkujton dëshmorin Bahri Fazliun

Aktuale May 07, 2018 - 15:26
Lexoni më shumë detaje

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, ka përkujtuar dëshmorin Bahri Faziulin në 20-vjetorin e rënies.

Ja statusi i ti i plotë në Facebook:

Sot 20 vjet na la Bahri Fazliu, njëri ndër ideologët e luftës çlirimtare dhe bashkimit kombëtar, themelues i LKÇK-së, kryredaktor i "Çlirimit", luftëtar u lirisë, intelektual i gjithanshëm, e mbi të gjitha një humanist i madh.

Një njeri i dashuruar në lirinë e popullit të tij, dhe që e ka urrejt robërinë dhe politikën që na ka mbajt nën robëri.

Jeta, lufta, përpjekjet dhe rënia e tij janë simboli më i denjë i luftës së popullit tonë për liri e bashkim kombëtar.

Pavarësia e Kosovës, është produkt ndër të tjera i punës së dëshmorëve si Bahriu me shokë.

Ne të gjallëve na mbetet që këtë pavarësi ta forcojmë, ta bëjmë një shtet të denjë, me sundim të ligjit e mirëqenie sociale e të krijojmë kushtet që Kosova të ketë mundësi të deklarohet për bashkim me Republikën e Shqipërisë si pjesë e realizimit të idealeve të dëshmorëve.

Image

Image