''S’ka rrezik nga armatosja e Serbisë'' (VIDEO)

Aktuale May 07, 2018 - 12:06
Mësojeni se kush thotë kështu

Komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci, në një intervistë dhënë Gazetës “Zëri”, ka komentuar edhe rrezikun nga armatosja e Serbisë.

Sipas tij, armatosja e nuk përbën aspak rrezik, pasi siç ka thënë Cuoci në këtë intervistë ekskluzive, Serbia rinovon flotën e saj dhe ata ripërtërijnë avionët e tyre kjo është pjesë e modernizimit që secila ushtri ose çdo forcë e armatosur nga secili vend mund ta bëjë.

LEXO EDHE: Cuoci: Arrestimi i Gjuriqit, ka mundur të shmangej brutaliteti i Policisë (VIDEO)

Zëri: Së fundmi është raportuar se Serbia po armatoset me avionë luftarakë. A shihni ndonjë rrezik nga furnizimi me armatim të tillë?

Cuoci: Aspak. Nëse Serbia rinovon flotën e saj dhe ata ripërtërijnë avionët e tyre kjo është pjesë e modernizimit që secila ushtri ose çdo forcë e armatosur nga secili vend mund ta bëjë. Prandaj nuk ka asnjë dilemë pasi ata tashmë kanë avionë dhe fakti që ata kanë modernizuar disa avionë nuk do të thotë se ata do të ndryshojnë qëndrim. Kështu që nuk do të them se ky është kërcënim i vërtetë sepse edhe Serbia ka të drejtën e avancimit të ushtrisë së tyre gjithashtu për t’i rinovuar forcat e tyre të armatosura dhe në thelb kur kanë fluturuar në afërsi të kufirit fluturimet ishin kryer sipas rregullave. Nuk kishte asnjë fluturim mbi Kosovë, çdo gjë është respektuar dhe kështu që ne nuk shohim ndonjë kërcënim në aspektin e modernizimit që çdo vend mund ta bëjë.