Lekaj zbulon detaje të reja nga vizita e të aksidentuarve më spitalin e Pejës!

Aktuale May 05, 2018 - 22:24
Lexo detajet

Ditën e sotme në rrugën Istog-Pejë ka ndodhur një aksident trafiku ku si pasojë u lenduan një numër i pasagjerëve të cilët ishin nisur në një eksurzion, raporton “Zëri.Info”.

Me të marrë lajmin për aksidentin e ndodhur kryeministri, Haradinaj, dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj kanë shkuar për t’i vizituar të lënduarit, nga ku kanë marrë edhe informacione nga mjekët për gjendjen e tyre shëndetësore, raporton Zëri.Info

Ministri Lekaj për “Zërin” ka thënë se sipas drejtorit të spitalit të Pejës, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Ai po ashtu tha së edhe kryeministri ju ka ofruar mbështetjen e Qeverisë së Kosovës në lidhje me të gjitha nevojat qe kanë.

“Bashkë me kryeministrin Haradinaj dhe zëvendësministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, Berishën në spitalin e Pejës vizituam qytetaret e aksidentuar dhe u informuam për gjendjen e tyre shëndetësore, Nga drejtori i spitalit u njoftuam se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut me lëndime trupore, kujdesi i mjekeve ishte në nivelin me të lartë që e shprehen të lënduarit. Kryeministri shprehi gatishmërinë e Qeverise se Kosoves qe te jete ne mbështetje te pacienteve për nevojat qe ju duhen për shërime, po ashtu i falënderoj mjeket për kujdes”, tha Lekaj për “Zëri.Info”.