Hardinaj takon delegacionin e BE-së për vizat

Aktuale May 03, 2018 - 15:27
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi, rajoni, bota....

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme do të zhvillojë një takim me delegacionin vlerësues të BE-së për liberalizimin e vizave. 

Kështu kanë bërë të ditura burimet e zeri.info, sipas të cilave takimi do të mbahet pa praninë e mediave.

Delegacioni i Komisionit Evropian është i nivelit teknik dhe pritet të mbledhë të dhëna nga institucionet e Kosovës, lidhur me atë se sa është punuar në drejtimin e përmbushjes së kriterit të fundit për viza, luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Pastaj, tek në muajin qershor pritet të hartohet një raport (rekomandim) për heqjen ose jo të vizave për Kosovën.

Ky delegacion, siç ka njoftuar zyra e BE-së në Kosovë në një përgjigje për "Zerin", do të qëndrojë edhe gjatë ditës së nesërme në Kosovë./Zeri