Bogujevci: Serbët nuk duan të pranojnë krimet në Kosovë

Aktuale April 27, 2018 - 10:40
Detajet

Saranda Bogujevci nga Lëvizja Vetëvendosje gjatë seancës së sotme të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ku po zhvillohet debat për personat e pagjetur, ajo tha se sot duhet të gjithë të e vëmë veten në pozitë të këtyre familjeve, raporton “Zeri.info”.

“E kisha të vështirë të mendoja se çka mund të flas sot për personat e pagjetur, kanë kaluar 19 vite dhe familjarët e të pagjeturve ende nuk kanë informata për fatin e tyre. Kisha dasht që sot si deputet të gjithë ne të kthehemi pak mbrapa kur të gjithë e kemi pasur ndjesinë që kemi humb familjar dhe miq dhe ta ngritni atë ndjenjë sot këtu, sepse vetëm me atë ndjenjë do mund të i kuptojmë këta familjar si ndjehen tani dhe në çfarë kanë kaluar për këto 19 vite”, tha Bogujevci.

LEXO EDHE: Krasniqi: Kosova është djep i krimeve serbe

Bogujevci theksoi se nuk është bërë asgjë në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, madje sipas saj serbët  nuk dëshirojnë të pranojnë fajin e tyre, kundrejt Kosovës.

“Serbët nuk janë të interesuar të i pranojnë krimet që I kanë bërë në Kosovë. Serbia nuk donë ta pranoj fajin, nuk donë ta pranoj që ka kryer krime në Kosovë. Duhet të bëjmë çmos që të mos I lëmë më familjarët e këtyre viktimave të vuajmë”, tha ajo.

Kujtojmë se sot në Kuvend është vetëm një pikë në rend dite, debat i jashtëzakonshëm për personat e pagjetur./ZERI