Presidenti i Këshillit Evropian viziton Kosovën

Aktuale April 26, 2018 - 08:13
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi, rajoni, bota....

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, sot do ta vizitojë Kosovën, me ç‘rast do të takohet me presidentin Hashim Thaçi.

Qëllimi kryesor i vizitës së Tusk në Kosovë është përgatitja për Samitin BE – Ballkan Perëndimor në Sofje më 17 maj.

“Donald Tusk, presidenti i Këshillit Evropian, do të vizitojë Kosovën më 26 prill, për t’u takuar me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Qëllimi kryesor i vizitës është përgatitja për Samitin BE – Ballkan Perëndimor në Sofje më 17 maj. Takimi, gjithashtu do të jetë mundësi për të diskutuar marrëdhëniet bilaterale me Bashkimin Evropian. Takimi, gjithashtu do të jetë mundësi për të diskutuar marrëdhëniet bilaterale me Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatën e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Samiti i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor pritet të mbahet më 17 maj në Sofje.