BE-ja ndryshon rregullat e zonës Schengen

Aktuale April 25, 2018 - 22:06
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi, rajoni, bota....

Presidenca e Këshillit dhe përfaqësuesit e Parlamentit Evropian arritën një marrëveshje mbi propozimin për Sistemin Evropian të Informimit dhe Autorizimit e Udhëtimit (ETIAS).

“Marrëveshja e sotme është një tjetër hap i rëndësishëm në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së. Duke ditur se kush vjen në BE para se të vijnë në kufi, do të jemi më të aftë të ndalojmë ata që përbëjnë rrezik për qytetarët tanë”, tha ministri i Brendshëm bullgar, Valentin Radev.

ETIAS do të lejojë kontroll paraprak dhe nëse është e nevojshme të ndalojë autorizimin e udhëtimit për njerëzit e vendeve të treta të udhëtojnë në zonën Schengen.

Sistemi do të zbatohet për shtetasit e vendeve të treta që përjashtojnë vizat.

Klikoni KËTU për shtetet që hyjnë në listë./RTV21