Sherifi: Duhet konsensus për dialogun, por Thaçi s’duhet të jetë në krye të procesit

Aktuale April 24, 2018 - 11:39
Lexo detajet

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka konsideruar se i tërë debati se a duhet që dialogun ta drejtojë presidenti apo qeveria po bëhet për shkak të figurës së Hashim Thaçit, e jo për shkak të presidencës si institucion, raporton zeri.info. Me këtë rast, Sherifi ka thënë se edhe ai vetë personalisht është që Thaçi të mos e udhëheqë dialogun, porse nuk është kundër asaj që një president të mos e bëjë një gjë të tillë.

LEXO EDHE: Konjufca: Qeveria ta udhëheqë dialogun, jo Thaçi

“E ka pasur qeveria. Pse nuk kemi pasur rezultate më të mira atëherë? Qeveria e ka pasur dhe kuvendi, por nuk kemi marrëveshje më të mira. Duhet të shtrohet pyetja a duhet që Hashim Thaçi ta udhëheqë dialogun apo jo? Por jo a presidenti apo kryeministri. Duhet të flasim hapur. Edhe unë mendoj që nuk duhet Hashim Thaçi. Jo pse është president, por të gjithë e dimë cilat janë rezultatet. Rezultatet nuk janë të kënaqshme”, ka nënvizuar Sherifi.

LEXO EDHE: Isufi: Të bëhet një rikapitulim i të gjitha marrëveshjeve të Brukselit

Andaj sipas tij, duhet që sa më parë të krijohet një konsensus, një pajtueshmëri se si të vazhdohet tutje./Zeri