“Kush mund ta kuptojë këtë fjali në platformën e Kadri Veselit?"

Aktuale April 23, 2018 - 20:33
Lexo detajet

Profesorit të Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, Ibrahim Berisha, duket se i ka shkuar përtej komentimit politik, platforma e prezantuar sot nga kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, përmes të cilës ka kërkuar unifikim të faktorit politik në vend për çështjet e interesit nacional.

Berisha ka analizuar përmbajtjen e kësaj platforme, dhe në një reagim në profilin e tij, ka pyetur se çfarë ka dashur të thotë Kadri Veseli në një fjali të kësaj platforme.

“A mund të kuptojë dikush se çfarë është synuar të thuhet me këtë paragraf të fundit të (skicë) Platformës për Unitet Politik”, ka pyetur Berisha.

“Ky ekip i përbashkët, përmes unifikimit të qëndrimit të Republikës së Kosovës, në raport me çështjet, përkitazi me dialogun, do të lehtësonte në masë të madhe edhe qasjen e bashkësisë ndërkombëtare në këtë aspekt.(!!!) Krijimi i një grupi strategjik shtetëror, që do të koordinonte procesin e dialogut me Serbinë, do të lehtësonte në masë të madhe edhe vendimmarrjen e brendshme”, është fjalia që ka shkruar Veseli në platformën e tij, e të cilën profesori Berisha ka pyetur se kush mund ta kuptojë se çfarë ka dashur të thotë kreu i Kuvendit.

Ndërkohë kjo platformë e Veselit, ka marrë përkrahjen e AAK-së, por LDK-ja e ka kundërshtuar.