Ndryshim drastik i temperaturave gjatë javës së ardhshme

Aktuale April 22, 2018 - 16:25
Ja si do të jenë temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thotë se gjatë pesë ditëve në vijim në vend do të mbajë mot me temperatura të larta.

Sipas IHMK-së, si pasojë e temperaturave të larta dhe erërave, kah mesi i javës ka mundësi të paraqitet edhe ‘pluhuri afrikan’ që me vete sjell pos reshjeve e rrufeve, edhe grimca të pluhurit. Këto, sipas IHMK-së, janë fenomene të zakonshme gjatë viteve të fundit.

LEXO EDHE: Reshitaj: Nëse shteti e shoqëria bashkojnë forcat, Kosova do të jetë vend i pastër

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius.