Reshitaj: Nëse shteti e shoqëria bashkojnë forcat, Kosova do të jetë vend i pastër

Aktuale April 22, 2018 - 15:17
Reshitaj në Rahovec për Ditën e Tokës

Nën orgmos anizimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit, Hapësinor, sot në Rahovec është shënuar Dita Botërore e Tokës, me  moton "Një botë pa ndotje të plastikës".

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj në apelin e saj për mbrojtjen e tokës ka thënë se Kosova si vend në zhvillim mund të bëjë shumë në mbrojtjen e tokës, e kjo arrihet, sipas saj, vetëm nëse shteti e shoqëria bashkojnë forcat.

"Jemi këtu bashkë me shumë studentë e nxënës, të cilët me idetë e tyre kreative na bëjnë të ndihemi të turpëruar nëse ne si institucione nuk punojmë me përkushtim për t'iu dhënë hapësirë dhe mundësi që të na ndihmojnë në mbrojtjen e mjedisit" deklaroi ministrja Reshitaj, transmeton "Zeri.info".

Ministrja ka bërë të ditur se ministria që ajo drejton ka një strategji e cila parasheh veprime konkrete për mbrojtjen e tokës, siç është angazhimi për menaxhimin e mbeturinave.

"E kemi dhënë një shembull të mire në Mitrovicë dhe Suharekë ku për dy dite kemi arritur t'i asgjësojmë të gjitha deponitë ilegale. Do të doja që të mos dalim me gjoba mandatore por jam e bindur që vet qytetarët do ta mbrojnë", theksoi ministrja Reshitaj. 

LEXO EDHE: Haradinaj: Ta mbrojmë mjedisin dhe t’i riparojmë dëmet që i janë shkaktuar tokës

Smajl Latifaj, kryetar i Rahovecit, falëndëroi MMPH-në dhe ministren Reshitaj në veçanti për këtë organizim duke u zotuar për angazhimin e tij dhe të qytetarëve për një mjedis të pastër. 

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Botërore të Tokës, në Rahovec është organizuar garë në vizatim dhe pikturë ndërmjet nxënësve të shkollave të kësaj komune. 

Tri punimet më të mira kanë marrë mirënjohje nga ministrja Albena Reshitaj. 

Gjatë këtyre aktiviteteve, po ashtu të rinjtë janë nxitur që të përdorin materiale të riciklueshme, derisa është bërë edhe promovimi i prodhimeve bujqësore të komunës së Rahovecit. 

Ministrja Reshitaj dhe kryetari i Rahovecit Latifi kanë mbjellë drunj dekorativ në parkun e qytetit për tu bashkuar më pas në një aksion të pastrimit, bashkë me shumë vullnetarë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.  /ZËRI/

Image

Image

Image

Image

Image

Image