'Raporti i Progresit e vlerëson Kosovën si “e dobët”, dhe “në hapat e parë”'

Aktuale April 20, 2018 - 13:14
Lexo detajet

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca  gjatë seancës së sotme, ka bërë të ditur dy nga termet që më së shumti janë përdorur për Kosovën në të gjeturat e këtij raporti.

Sipas tij dy nga fjalët që përdoren më së shumti aty kur flitet për Kosovën janë “I dobët” dhe “në hapat e parë”, e që sipas tij përdoret në pothuajse të gjitha çështjet e vendit raporton “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Pacolli, Hoxhës: Nuk e di ku e ke parë atë progres

“Erdhi edhe ky raport i BE-së dhe duke e lexuar këtë raport vërejta që u mundova të i gjej fjalët më të përdorura dhe i vërejta dy terme që përdoren në mënyrë konstante, dy termat më të përdorur është “ hapat e tyre të parë”, i bie që pothuajse nuk ekzistojnë si zhvillime, dhe termi i dytë është “i dobët” dhe përdoret për shumë fusha në jetën tonë duke filluar prej arsimit e deri tek mbikëqyrja që e ka parlamenti mbi Qeverinë. Kjo duhet të na shqetësoj shumë”, tha Konjufca.

Gjatë fjalimit të tij Konjufca ka paraqitur edhe disa të gjetura kryesore të këtij raporti, duke përfshirë edhe luftimin e korrupsionit që sipas këtij raporti është në fazën fillestare, si dhe institucionet e drejtësisë mbeten të ndikuara nga influenca politike, raporton tutje “Zëri.info”.

“Kjo është e tmerrshme sepse ne kemi sistem të drejtësisë qe 17 vite, kjo nënkupton që pas 17 viteve që ke filluar të ndërtosh sistem të drejtësisë, me të ardh një raport nga BE-ja dhe të thotë që pas 17 viteve je duke i hedhur hapat e parë,  do të kishte qenë deri diku e pranueshme në vitin 2004 por në këtë vit është e papranueshme dhe duhet të jetë një alarm që të na vë në lëvizje të gjithëve”, theksoi Konjufca

Krejt në fund Konjufca tha se nëse kemi një qeverisje të tillë që do vazhdoj me këta parametra të qeverisjes, do të kemi edhe vitin e ardhshëm një raport të tillë të progresit. /Zëri/