Pacolli, Hoxhës: Nuk e di ku e ke parë atë progres

Aktuale April 20, 2018 - 12:43
Debati mes Pacollit dhe Hoxhës në Kuvend

Fitore Pacolli nga Vetëvendosje me të filluar seanca e sotme bëri të qartë arsyen se pse ka thirrur debat parlamentar për të gjeturat e Raportit të Progresit të BE-së për Kosovën raporton “Zëri.info”.

Inicuesja e kësaj interpelance, Fitore Pacolli tha se Raporti i Progresit nuk duhet të trajtohet vetëm si dokument por si udhërrëfyes për rrugën e Kosovës drejt BE-së.

LEXO EDHE: Ambasada gjermane flet për liberalizimin e vizave për Kosovën

“15 vite më parë u konfirmua perspektiva evropiane për të gjitha shtetet e Ballkanit perëndimor, mirëpo 15 vite më vonë kjo perspektiv u ri konfirmua  prapë për të gjitha shtetet, por për Kosovën rruga mbetet ende e mbyllur. Raporti I progresit  nuk duhet të trajtohet vetëm si dokument që skenon dhe paraqet gjendjen e rëndë në vend por duhet të shërbej si një dokument përmes të cilin ne fillojmë seriozisht të shqyrtojmë rrugën kontraktuale të Kosovës drejt BE-së”, tha Pacolli.

 

Sipas Pacollit, as shtetet që e kanë përkrahur Kosovën në pavarësinë e saj ,tani nuk po lobojnë për të.

 

“Sot as shtetet të cilat ishin përkrahëset më të mëdha të pavarësisë së Kosovës sot nuk bëjnë thirrje për njohje të Kosovës nga 5 shtetet që nuk e kanë njohur”, theksoi Pacolli, duke shtruar se edhe BE-ja është tërhequr nga kjo gjë.

Sipas saj përderisa Serbisë iu bë e qartë që normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën i siguron ulëse në OKB, Kosovës iu kërkua vetëm përkushtim në këtë dialog, pa iu premtuar e njëjta gjë.

Pacolli mes tjerash u shpreh edhe e habitur nga deklarata e Ministres së Integrimeve, Dhurata Hoxha e cila Raportin për Kosovën, e sheh si progresiv. “Nuk e di ku e ka parë ministrja atë progres të shumtë”, tha Pacolli/ZERI