Serbët kanë hequr dorë nga Kosova

Aktuale April 20, 2018 - 11:40
Lexo detajet

Një studim i ri tregon se serbët nuk dëshirojnë ta sakrifikojnë hyrjen e tyre në BE ose të bëjnë ndonjë sakrificë personale për Kosovën.

Një studim i ri i bërë në mes të 17 dhe 27 dhjetorit nga “Open Society Foundation”  dhe IPSOS Strategic Marketing, i publikuar të martën, tregoi se vetëm një pakicë e vogël e të anketuarëve e shohin Kosovën si ndër problemet më të mëdha me të cilat përballet vendi i tyre.

“Duke folur për priotitetet me të cilat qeveria duhet të merret, cështja e Kosovës është shumë prap cështjeve ekonomike, shëndetit dhe korrupsionit”, thanë autorët e studimit.

Vetëm tetë përqind thanë se Kosova është prioritet, 22 përqind se Kosova është ndër tre prioritetet kryesore. Ndërsa më shumë se gjysma thanë se nuk i përcjellin lajmet në lidhje me Kosovën, kurse më shumë se një cerek thanë se përcjellin vetëm lajmet kryesore. /gazetametro/