Shtohet edhe një zëvendësministër

Aktuale April 19, 2018 - 11:50
Ky është zëvendësministri i ri

Qeverisë së Kosovës i është shtuar edhe një zëvendësministër.

Bekim Jupa zyrtar i lartë i Degës së Partisë Demokratike (PDK) në Gjakovë, është emëruar të enjten zëvendësministër i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, raporton “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Haradinaj: Ultimatumi i Listës Serbe për Asociacionin ka rënë poshtë

Përndryshe Jupa është edhe asamblist i PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjakovës, ku gjatë zgjedhjeve të fundit lokale ai ka dalë si kandidati më i votuar i kësaj partie në këtë komunë, raporton “Zeri.info”.

"Zëri", ka siguruar edhe vendimin e nënshkruar nga kryeministri Ramush Haradinaj për emërimin e Jupës.

Image

Image