Gafa e radhës e Halitit: Korrupsioni kriter për liberalizim

Aktuale April 18, 2018 - 17:18
Xhavit Haliti vazhdon me gafat e tij në Kuvend

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti pas 6 orëve debat në Kuvendin e Kosovës për mishin e prishur, ka bërë edhe gabimin e dytë, ku duke dashur të thotë që kriter për liberalizmin e vizave është luftimi i korrupsionit, tha se do diskutohet për  korrupsionin si kriter për liberalizim raporton “Zeri.info”.

Haliti duke i kërkuar iniciueses së debatit për luftimin e korrupsionit, Shqipe Pantina, që të marr fjalën tha se do të diskutohet në lidhje me korrupsionin si kriter për liberalizim.

LEXO EDHE: Gafa e Xhavit Halitit në Kuvend

“Po vazhdojmë me pikën e 24 të rendit të ditës, që është debat parlamentar sipas kërkesës së deputetes Shqipe Pantina, në lidhje me korrupsionin si kriter për liberalizmin e vizave”, Haliti, raporton "Zeri.info".

Pavarësisht se Haliti e përmirësoi gabimin e tij,i menjëhershëm ishte reagimi i Pantinës e cila tha se po të ishte ky kusht për liberalizim, Kosova qysh moti do e kishte fituar liberalizimin e vizave.

“Faleminderit kryesues, po të ishte korrupsioni kriter, besoj moti e kishim marrë liberalizimin e vizave, por kriter është luftimi i korrupsionit”, ka thënë Pantina. /ZËRI/