Gafa e Xhavit Halitit në Kuvend

Aktuale April 18, 2018 - 17:06
Është duke vazhduar seanca plenare në Kuvendin e Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës që nga ora 11:00 është duke u mbajtur seanca plenare, në të cilën po diskutohet për skandalin me mishin e prishur të importuar nga Belgjika.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti gjatë seancës së sotme duke dashur të kërkoj që deputeti Milaim Zeka të marrë fjalën tha “Milaimi më duket ka kërkuar interpelancë” raporton “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Albulena Haxhiu replikon ashpër me Memli Krasniqin

Me këtë rast Haliti e përmirësoi gabimin e tij duke thënë se “Milaimi ka kërkuar fjalën, se më është bo kryt interpelancë”, raporton “Zeri.info”.

Kujtojmë se 4 interpelancat e Haradinajt që janë paraparë të mbahen këtë javë, janë shtyrë për dy ditë radhazi, për shkak të mungesës së kryeministrit Haradinaj. /ZËRI/