SHBA: Të përqendrohemi në rezultate e jo vetëm në politikë

Aktuale April 13, 2018 - 15:32
Lexo detajet

Ndonëse opozita vazhdimisht po paralajmëron ngritjen e mocionit për rrëzimin e Qeverisë dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme, bashkësia ndërkombëtare nuk po e pëlqen një opsion të tillë, shkruan "Zëri.info". 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë u ka bërë thirrje institucioneve që të përqendrohen në rezultate.

Në një përgjigje dhënë gazetës “Zëri” Ambasada Amerikane konsideron se institucionet duhet po ashtu të përqendrohen edhe në procesin e negociatave mes Kosovës e Serbisë.

“Le të përqendrohemi në rezultate e jo vetëm në politikë. Ne besojmë se Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës duhet të përqendrohen në arritjen e qëllimeve kyçe, siç janë përmirësimi i sundimit të ligjit, lehtësimi i investimeve vendore dhe të huaja, ripërkushtimi ndaj dialogut me Serbinë dhe kalimi i Ligjit për Liritë Fetare”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane. /Zëri/