Bytyqi sqaron se si kategorizohen mësimdhënësit në projektligjin për arsimin e viteve '90

Aktuale April 11, 2018 - 23:46
Ministri i arsimit sqaron çdo gjë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka folur për Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip në Republikën e Kosovës nga viti shkollor 1990-91 deri në vitin 1998-99, i cili është miratuar sot nga Qeveria e Kosovës.

Ai ka thënë në televizionin T7, se ky projektligj tani duhet t’i kalojë procedurat e domosdoshme në Kuvendin e Kosovës.

Bytyqi e ka lënë të hapur mundësinë që ky projektligj të pësojë ndonjë ndryshim të vogël, gjatë shqyrtimit nga Kuvendi i Kosovës – por ka theksuar optimizmin e tij që ai të kalojë pa problem në Kuvend.

Ministri ka treguar se si kategorizohen mësimdhënësit nga ky projektligj.

Ai ka thënë se mësimdhënësit janë ndarë në dy kategori: e para, mësimdhënësit që kanë punuar prej 1 deri në 5 vjet; dhe e dyta; ata që kanë punuar mbi 5 vjet, deri në 10 vjet.

Mësimdhënësit që kanë punuar mbi pesë vjet do të kenë të drejtë të marrin deri në 75 për qind të pagës së mësimdhënësit, ka bërë të ditur Bytyqi.

Ata që kanë punuar deri në pesë vjet, do të marrin 65 për qind e pagës bazë, ka treguar ai në T7.