Takohen Avdullah Hoti dhe Isa Mustafa

Aktuale April 11, 2018 - 19:53
Ja çfarë diskutuan ata

Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit dhe liderit të LDK-së, Isa Mustafës, është duke u përmirësuar. Ai javën që lamë pas është kthyer në Kosovë ku po e vazhdon shërimin. E gjendja e tij duket të jetë mjaft e mirë. Gjatë ditës një takim me shefin e tij e ka pasur edhe deputeti Avdullah Hoti.

Hoti në një postim në Facebook ka thënë se LDK e ka prapë përgjegjësinë si tash e 28 vjet.

“U kalua edhe kjo. Na presin shume pune. LDK e ka prape përgjegjësinë, si tash e 28 vjet, t'i prije popullit te Kosoves, dikur per liri e pavaresi, e tash drejt forcimit te shtetit ligjor, zhvillimit ekonomik dhe integrimit euro-atlantik”, ka shkruar Hoti.