‘‘Vetëvendosje’’ inicion ligjin për referendum

Aktuale April 09, 2018 - 12:26
Lexoni më shumë detaje

Deputetja e lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu, ka folur për Kushtetutën në 10-vjetorin e saj si dhe ka kritikuar formulimin e saj duke e konsideruar si jo demokratike, raporton "Zeri.info".

“Në dekadën e parë të Kushtetutës së Kosovë nuk kemi si mos ti përmendim ngecjet e këtij akti e cila është formuar në mënyrë jo demokratike pasi që nuk janë pyetur qytetarët ë Kosovës për hartimin e saj”, ka thënë Haxhiu.

Ndër ngecjet e kushtetutës Haxhiu përmend këto:

“Kjo Kushtetutë mohoi integritetin territorial të Kosovës të drejtat themelore qytetare, unifikimin e shqiptarëve si dhe numri për vendin e serbëve që po pamundëson miratimin e çështjeve me rëndësi”, ka thënë ajo.

Tutje Haxhiu ka bërë të ditur se kjo parti ka iniciuar ligjin për referendum e që javën e ardhshme do të dal në Kuvend për votim.

Në anën tjetër, deputeti i këtij subjekti politik, Sami Kurteshi, ka thënë se të gjitha organet kushtetuese e kanë shkelur Kushtetutën, raporton "Zëri.info".

“Republika e Kosovës dallohet me këta faktorë kushtetues: Qeveria, Kuvendi, Presidenti, dhe Gjykata Kushtetuese. Po këta kanë bërë shkelje të Kushtetutës”, ka thënë Kurteshi.

Ndër shkeljet kryesore të kushtetutës Kurteshi ka përmendur këto:

“Miratimi i marrëveshjes së Demarkacionit, Marrëveshja e Asociacionit, miratimi i presidentëve, urdhër-dhënia për veprimin kriminal të kidnapimit të gylënistëve, tentimi për shfuqizimin e gjykatës speciale..,”, ka thënë ai, raporton “Zeri.info”.

Albulena Haxhiu ka sqaruar tre lloje të referendumit: “Projektligji për referendumin: Kuvendi e pyet qytetarin për një çështje, Qytetarët kundërshtojnë një ligj, Referendumi detyrues kur qytetarët e kundërshtojnë një çështje në tërësi”. /ZERI