Kurti: Mos ta kritikojmë BE-në më shumë sesa Serbinë

Aktuale April 05, 2018 - 10:45
Sipas tij duhet ta kuptojmë se çka dëshiron Serbia

Lideri i Verëvendosjes, Albin Kurti duke folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë tha se prioritet i Kosovës duhet të jetë bashkimi i Mitrovicës dhe jo ulësja në OKB raporton zeri.info.

"Është e domosdoshme që të shikohen marrëveshjet e deritanishme. Pa një reflekim të dialogut të deritanishëm është e pamundur të ecet para. Nuk duhet të lejojmë që dialogu me Serbinë të na rrëmbej komplet agjendën e vendit. Nuk duhet që në kurriz të normalizimit të mardhënieve me Serbinë të braktisim normalizimin e mardhënieve me Kosovën," tha Kurti.

LEXO EDHE: Thaçi: Duhet të jemi të bashkuar për dialogun me Serbinë

Po ashtu sipas tij duhet të kemi të qartë atë që Serbia dëshiron të bëjë në Kosovë.

"Në çfardo dialogu në të ardhmen mes dy shteteve ne duhet ta kuptojmë se çka dëshiron Serbia, është gabim nëse ne më shumë e kritikojmë BE-në dhe Brukselin, më shumë sesa Serbinë. Serbia dëshiron bosnjëzimin e Kosovës," tha Kurti.

Sipas tij prioritet për Kosovën duhet të jetë bashkimi i Mitrovicës dhe jo ulësja në OKB, pavarsisht se edhe ajo është e rëndësishme./Zëri