Thaçi: Duhet të jemi të bashkuar për dialogun me Serbinë

Aktuale April 05, 2018 - 10:38
Lexo detajet

Presidenti Hashim Thaçi tha se Kosova është e përkushtuar që të normalizoj mardhënjet me Serbinë, por që sipas tij kjo e fundit nuk është shprehur e gatshme raporton "Zeri.info".

"Në të gjitha delegacionet Kosova ka qenë e gatshme për bisedime me Serbinë por në mungesë të udhëheqjes së Serbisë për të i dhënë fund kësaj çështjeje. Kjo gadishmëri ka munguar në Serbi, sidoqoftë sot jemi këtu për të folur për raportet e ardhshme mes dy shteteve", tha Thaçi.

Sipas tij duhet që të përfundoj sa më parë kjo mosmarrëveshje mes dy shteteve.

"Duhet të kryhen punët e pa përfunduar me Serbinë dhe duhet të arrihet marrëveshja ligjërisht obligative mes dy shteteve. Kjo është interes nacional i Kosovës, dhe në këtë proces ne duhet të jeni të bashkuar për të i hapur rrugë Kosovës për të qenë e barabart me shtetet e tjera Evropiane", tha Thaçi.

Ai duke folur për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbinë tha se BE dhe SHBA do duhej të jenë garantues të kësaj marrëveshje finale.

"Bisedimet me Serbinë siç i kemi bërë bashk deri tani do të duhej të na bashkonin tani edhe në finalen e Brukselit. Ky unitet politik është i domodosdoahëm i arrjetes së marrëveshjes logjërisht obligative.Ky do të jetë një proces shumë i vështirë por nuk ka alternativë", tha presidenti i vendit.

Këto komente ai i bëri në një konferencë të Institutit Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) & Grupi për Hulumtim të Politikave në Ballkan (BPRG) të titulluar “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Kjo konferencë konsiderohet si nismë e një dialogu të brendshëm lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, ku po diskutohet për marrëveshjen finale mes dy shteteve./Zëri