Haradinaj flet për shkarkimin e shefit të AKI-së

Aktuale April 04, 2018 - 21:19
Ja çfarë thotë kreu i ekzekutivit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, përkatësisht deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

Ai në RTV Dukagjini, ka thënë se nuk beson që çështja e deportimit të shtesave turq, ka qenë me motive politike.

“Shumë vështirë që të parashikohet nëse ka qenë motive politike. Është bërë një lëshim lidhur me deportimin e tyre dhe për këtë janë shkarkuar”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur nëse do të vepronte njëjtë, sikur ta dinte lidhur me arrestimin e shtetasve turq, Haradinaj tha se “mënyra se si janë deportuar, nuk do të pranonte…”.

Ndërkaq, Haradinaj ka lavdëruar punën e shefit të AKI-së, Driton Gashi, duke thënë se deri me tani ka punuar ashtu siç duhet dhe duhet të vlerësohet.

LEXO EDHE: Abelard Tahiri e pranon se e ka takuar para dy javësh një prej ''gylenistëve'' të deportuar

Unë i kam marrë raportet e tyre, ministrit Sefaj dhe shefit të AKI-së Drton Gashi, pasi janë shkarkuar”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.

Më tej Haradinaj ka sqaruar dilemën për shkarkimin ose jo të Driton Gashit.

“Edhe presidenti është në të njëjtin drejtim me mua për shkarkimin e shefit të AKI-së. Është vetëm çështje procedurale”, tha Haradinaj.