Abelard Tahiri e pranon se e ka takuar para dy javësh një prej ''gylenistëve'' të deportuar

Aktuale April 04, 2018 - 21:14
Lexoni më shumë detaje

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka folur për deportimin e turqve nga Kosova.

Ai ka treguar se ka pasur edhe një takim me drejtorin e kolegjit “Mehmet Akif”.

Sipas tij ky takim ka ndodhur dy javë pasi të ndodhte arrestimi.

LEXO EDHE: Policia në kërkim të turkut të shtatë

“Unë kam takuar njërin nga turqit që është arrestuar. Ky takim ka ndodhur dy javë para se te ndodhte deportimi-arrestimi i tyre. Ky takim ka ndodhur pasi unë aty e kam regjistruar djalin në shkollë”, ka treguar ai në "TV7".

Tahiri ka thënë se nuk është ndier mirë kur ka kuptuar se pikërisht këtë njerëz janë arrestuar.

“ Nuk jam ndier mirë. U befasova dhe pyeta veten se në çfarë shkolle e paskam regjistruar djalin. Normal si prind nuk u ndieva mirë dhe u shqetësova shumë”, ka thënë Tahiri.