Jeremiq: Vuçiq ofroi shkëmbim territoresh me Kosovën

Aktuale April 01, 2018 - 23:51
Jeremiq zbulon detaje interesante

Lideri i Partisë Nacionale Popullore të Serbisë, Vuk Jeremiq, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka dashur të bëjë shkëmbim të territoreve me Kosovën.

Sipas Jeremiq, ka qenë Vuçiq që e ka ofruar këtë opsion, duke dashur që ta shkëmbejë pjesën jugore të Serbisë, njofton Klan Kosova.

Por, sipas politikanit serb, ndërkombëtarët nuk pranuan diçka të tillë.

Ai shtoi se ata – ndërkombëtarët – i kanë kërkuar Vuçiqit të nënshkruajë një marrëveshje e cila do ta mundësonte pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.