Erdogan falënderon Thaçin, ‘sulmon’ sërish Haradinajn

Aktuale April 01, 2018 - 18:26
Ja çfarë thotë për Haradinajn presidenti turk

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoëan, tha se:  "Operacioni i fundit në Kosovë (Operacioni i MIT-it në Kosovë kundrejt strukturës së FETO-s në Ballkan) nuk është as i pari, nuk do të jetë as i fundit. Prej këtu e falënderoj presidentin e Kosovës. Por kryeministrit i them 'Turp'. Sepse largimi nga detyra i kreut të inteligjencës, ministrit të Brendshëm, të cilët na i dhanë anëtarët e organizatës terroriste FETO, është një gabim historik. Sepse ato e bënë detyrën e tyre", raporton Anadolu Agency (AA), transmeton "Zeri.info". 

LEXO EDHE: ‘Thaçi të dërgohet në përgjegjësi, ishte në dijeni për kidnapimin e gylenistëve’

"Është miku, vëllai ynë kushdo që shkollat e FETO-s ia dorëzon Fondacionit turk Maarif, kush mbyll strehët e tyre të së keqes me pamjen e institucioneve të shoqërisë civile dhe kush i largon agjentët e tij nën pamjen e biznesmenit", është shprehur Erdoëan.