Jep dorëheqje Xhavit Drenori

Aktuale March 29, 2018 - 11:50
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Xhavit Drenori, sot ka dhënë dorëheqje nga pozita e asamblistit në Kuvendin Komunal të Drenasit, trasnsmeton "Zëri.info". 

Në letrën e tij të dorëheqjes, Drenori thotë se arsyet e dorëheqjes janë shumë parregullsi në këtë Kuvend.

Drenori tha se i vjen keq nga votuesit e tij, dhe shtoi se vendin e tij si asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje do ta zë dikush nga kjo parti. Zëri/ 

Kjo është letra e tij e dorëheqjes: 

Miq dhe përkrahës,

sot (me kogja dhimbje në zëmer) e dorëzova mandatin e anëtarit të kuvendit komunal te kolegu nga Vizioni për Drenasin, Gentrit Gërguri.

Arsyet i gjeni më poshtë:

I nderuar Kryetar,

I nderuar Kryesues,

Të nderuar kolegë, anëtarë të Kuvendit Komunal,

Shumë të respektuar qytetarë të Komunës së Drenasit,

Ligji për Vetëqeverisjen Lokale e përkufizon statusin ligjor të komunave duke e përcaktuar Kuvendin Komunal si organin më të lartë të Komunës që përbëhet prej antarëve të tij të zgjedhur.

Pa dyshim se të qenit anëtar i organit më të lartë të komunës së Drenasit nga viti 2013 për mua përbën një nder dhe privilegj, por para së gjithash edhe përgjegjësi para qytetarëve të komunës sonë e posaçerisht para votuesve të mi.

Votën e tyre e konsiderova gjithmonë si “kontratë” për të shërbyer në emër të tyre për interesat e përgjithshme dhe të gjithmbarshme të të gjithë qytetarëve të Komunës sonë në Kuvendin e Komunës.

Gjatë kësaj periudhe të gjatë të punës në Kuvendin Komunal, unë si antar jam përpjekë me përkushtim të madh që të jem vazhdimisht aktiv e i angazhuar në ushtrimin e të gjitha funksioneve dhe kompetencave të anëtarit të Kuvendit, duke ndikuar në ecurinë e mbarë të punëve të qeverisjes komunale.

Prioritet kisha para se gjithash që qytetarin t’a ofroj sa më afër vendimmarrjes komunale. Këtë provova ta bëj qoftë me publikime të vazhdueshme të informatave të rëndësishme komunale në llogaritë e mia në rrjete socale dhe media, në takime të përhershme me qytetarë, të cilat për përiudhën 2013 deri më sot ishin mbi 250 të tilla në gjithë territorin e Komunës sonë si dhe me raportin vjetor që ua dërgova bashkfshatarëve të fshatit tim shtëpi për shtëpi në çdo fundvit.

Përmes formimit të Komisionit për monitorimin e projekteve në terren në vitin 2015, Komision ky mbipartiak dhe gjinor, i  përbërë nga anëtarë të Kuvendit Komunal, takuam dhe me marrëveshje paraprake me të gjithë kryetarët e fshatrave u koordinuam që të monitorojmë punët gjatë zhvillimit të projekteve infrastrukturore në terren dhe më pas rreth punës se këtij Komisioni patëm raportuar në Kuvendin e Komunës, përfshirë edhe rekomandimet e nevojshme.

Në kuader të studimeve të mia post-diplomike, qeverisjes lokale në Drenas, respektivisht punës së Kuvendit të Komunës, gjatë vitit 2015 i pata bërë edhe një studim shkencor të cilin e pata publikuar në rrjetet sociale, e që rekomandimet e tij fatkeqësisht kurrë nuk u morën seriozisht, qoftë nga Kryetari i kaluar apo i tashmi.   

Përkundër faktit se që nga ardhja e Kryetarit Lladrovci në pushtet është shtypur dhe stërkequr zëri opozitar në Kuvendin e Komunës, unë vazhdimisht i kam qëndruar besnik betimit të anëtarit të Kuvendit dhe detyrave të tij, duke kontribuar në mbledhjet e Kuvendit, në monitorimin e vazhdueshëm të gjendjes në terren dhe zbatimit të vendimeve të Kuvendit Komunal. Përkundër dallimeve në pikëpamje politike me kryetarin dhe partinë që ka shumicën në Kuvendin Komunal, gjithnjë kam qenë dorë e shtrirë për bashkëpunim në çështje të interesit të përgjithshëm dhe poashtu kritik i paepur në çështjet që kanë të bëjnë me interesa personale, nepotiste dhe korruptive, çasje kjo që mendoj se do të duhej të aplikohej nga të gjithë!

Mirëpo, gjatë punës dhe rrugëtimit tim politik janë ndërlidhur edhe rrethana e pengesa që e kanë pamundësuar efikasitetin tim më të madh në dobi të votuesve që ma kanë dhënë votëbesimin dhe gjithë qytetarëve të Komunës sonë, e këto pengesa apo defekte janë shfaqur sidomos me ardhjen në pushtet të kryetarit të ri, e të cilat janë:

1.  Degradimi i funksionit të Kuvendit Komunal nga ana e Kryetarit, sidomos shkelja e vazhdueshme e Rregullores së Punës së Kuvendit Komunal duke ndërprerë arbitrarisht fjalën e anëtarëve të Kuvendit.

2. Moslejimi i hedhjes në votim të propozimeve të antarëve të Kuvendit Komunal për propozim-vendime, gjë që ka bërë që të shkilet e drejta themelore e tyre për të dhënë kontributin e tyre mbështetur në kompetencat e përcaktuara me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale.

3. Ndërhyrja e vazhdueshme në punën e Kryesuesit të Kuvendit Komunal, gjë që ka rezultuar me ndikim dhe diktat të drejtpërdrejtë në mbarëvajtjen e punës së Kuvendit Komunal, duke shkelur kështu në mënyrë flagrante Rregulloren e punës së Kuvendit Komunal.

4. Mosaplikimi i votimit elektronik (me kartela) sado që kjo është teknikisht e mundshme, duke ndikuar me këtë veprim në mostransparencë dhe llogaridhënie të secilit antarë të Kuvendit Komunal për votën e tyre PËR, KUNDËR APO ABSTENIM lidhur me vendimet e marra në Kuvend. Kjo përben madje shkelje elementare të të drejtave tona, sepse asnjëri nga ne kësisoji nuk mund ta verifikojmë në çdo kohë votën tonë për vendime të caktuara.

5. Moslejimi i formimit të Komisioneve monitoruese me antarë të Kuvendit Komunal për dikastere të caktuara psh.: vlen të përmenden dy komisionet e kërkuara vitin e kaluar, ai për arsim dhe urbanizëm dhe këtë vit Komisioni për pronën komunale, duke ua pamundësuar kështu antarë