Deputeti i LDK-së: Ndoshta Haradinaj ka qenë ndonjëri nga djemtë ROSU me maska

Aktuale March 27, 2018 - 17:40
Lexo detajet

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka komentuar çështjet e fundit në vend lidhur me arrestimin e Marko Gjuriqit gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës si dhe për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj pas largimit të Listës Serbe nga qeveria.

Avdyli në Facebook, ka shkruar se më përpara do të bashkoheshin Koreja e Veriut me atë të Jugut se sa Haradinaj të jepte dorëheqje.

“Më përpara bashkohet Koreja e jugut me të veriut se me ardhë-DORËHEQJA. Tani edhe me 50 deputetë po dashka me qeverisë. Përkrahja për intervenimin e ROSU dhe arrestimit e Gjuriqit po e përkthejka me përkrahjen tonë për qeverisjen e tij. Liderë të paparë kishte pas Kosova,kaq të dashuruar për karrige”, ka shkruar ai.

Ai më tej ka thënë duke ironizuar se Haradinaj ndoshta ka qenë njëri nga djemtë ROSU me maska, që sipas tij do të duhej t’i jepej përkrahja.

“Humbja e shumicës vetëkuptohet që s’mund të qeverisësh edhe nëse s’të rrëzon askush. Vetë-rrëzohesh. Veç ndoshta edhe ka qenë ndonjëri nga ata djemtë e ROSU me maska. Kurrë si dihet. E atëherë duhet me përkrah”, ka thënë Avdyli. /Insajderi/