LDK përkujton avokatin Kelmendi, kërkon zbardhjen e rastit

Aktuale March 25, 2018 - 21:12

Lidhja Demokratike e Kosovës në 19-vjetorin e vrasjes së avokatit dhe veprimtarit të shquar shqiptar, Bajram Kelmendit dhe dy bijve të tij, Kastriotit dhe Kushtrimit, kërkon nga institucionet e Kosovës që të punojnë në zbardhjen e rastit të familjes Kelmendi.

Duke përkujtuar se veprimtaria e avokatit Kelmendi ka lënë gjurmë të pashlyeshme për historinë e Kosovës, LDK thotë se  Kosova edhe sot ndjen dhembje të madhe për vrasjen e Bajram Kelmendit dhe dy bijve të tij.

Ndryshe, sot, janë bërë 19 vite nga vrasja e Avokatit Bajram Kelmendi dhe dy bijve të tij, Kastriotit dhe Kushtrimit, një ndër krimet më mizore dhe më të rënda që forcat e Serbisë kryen në Kosovë.