Ambasada e SHBA-së lavdëron deputetët që votuan pro demarkacionit

Aktuale March 22, 2018 - 13:20
Lexo detajet

Ambasada Amerikane në Kosovë ka lëshuar deklaratë lidhur me ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkimin e Kufirit me Malin e Zi

Kjo ambasadë e ka uruar popullin e Kosovës për ratifikimin e Marrëveshjes.

“Urime popullit të Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi! Ratifikimi është një arritje e rëndësishme që e konfirmon vendin e Kosovës në Evropë. Çdo deputet i Kuvendit që votoi për të ratifikuar këtë marrëveshje, mund të jeni krenar që e dini se keni bërë veprimin e duhur dhe të guximshëm për të mirën e shtetit tuaj”, thuhet në deklaratë.

Sipas tyre, tani Kuvendi dhe qeveria e Kosovës duhet të kthejnë vëmendjen e tyre te çështjet tjera nga agjenda e prioriteteve që do ta shtyjnë Kosovën përpara drejtë sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik, dhe aspiratave të saja Euro-Atlantike.

Ambasada e Shteteve të Bashkuarathotë se do të vazhdojë të përkrahë përpjekjet e qytetarëve të Kosovës për arritjen e integrimit të plotë në familjen evropiane të kombeve.