Haradinaj: Shkarkimi i bordit të AKA-së s’është bërë për inat të askujt

Aktuale March 22, 2018 - 10:43
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, deklaroi se shkarkimi i bordit te Agjencisë së Kosovës për Akreditim nuk ka të bëj me inate.

“Po ju siguroj se asgjë nuk është bërë për inatin të askujt. Kur është shkarkuar agjencia më besoni që nuk i kam shikuar emrat” u shpeh Haradinaj.

Këto komente kryeministri i bëri gjatë takimit të nivelit të lartë të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ku po marrin pjesë edhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Enver Hoxhaj.

Haradinaj gjithashtu tha se gjendja në sistemin e arsimit nuk është e kënaqshme. Prandaj sipas tij, duhet edhe shumë punë që të arrihen rezultatet.

Ai propozoi që takimet e tilla të jenë mujore, përderisa kërkoi përgjegjësi e angazhim nga të gjithë në zhvillimin e këtij sektori.