Zbulohet kush i ka thyer xhamat e Kuvendit

Aktuale March 21, 2018 - 23:33
Ja kush janë ata

Policia e Kosovës ka arrestuar sot pasdite tre persona si të dyshuar për sulmin me gurë në drejtim të objektit të Kuvendit të Kosovës, me ç’rast janë thyer dy xhama.

KALLXO.com merr vesh se të arrestuarit janë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje: I.F., P.D. dhe E.Sh.

Këta tre aktivistë ishin pjesë e një grupi më të madh të aktivistëve që ishin arrestuar edhe në janar të vitit 2015.

KALLXO.com raportoi sot për sulmin kundër objektit të Kuvendit të Kosovës, me ç’rast janë thyer dy xhama.