Albulena Haxhiu arrestohet gabimisht
Aktuale
March 21, 2018 - 16:19
Policia e Kosovës ka arrestuar disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, pasi që ata kanë hedhur gaz lotsjellës tri herë gjatë seancës së sotme, raporton “Zëri.info”.
Mirëpo, nga policia është nxjerrë edhe deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se është arrestuar gabimisht.
Deputetët e arrestuar deri më tash janë Fitore Pacolli, Sali Zyba, Xhelal Sveçla. /Zëri