E gjithë vëmendja te “hazreti” Ademi!

Aktuale March 21, 2018 - 12:29
Lexo detajet

Vota e Deputetit të Listës Serbe, Adem Hoxha, është vlerësuar si e artë për ta kaluar marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, pasi që i njëjti ia siguron koalicionit qeverisës 80 votat e nevojshme për ta përfunduar shënjimin e kufirit, raporton portali “Zëri.info”.

Hoxha është deputet që e përfaqëson komunitetin goran në Kuvendin e Kosovës dhe si duket  ka vendosur që ta votoj marrëveshjen e demarkacionit, në kundërshtim me deputetët e grupit të tij parlamentar të Listës Serbe.

LEXO EDHE: Deputeti Adem Hoxha hyn në Kuvend

Pas shkuarjes së Kuvendit në pauzë dhjetë minutëshe, deputetët e lëvizjes “Vetëvendosje” kanë hedhur gaz lotsjellës, duke e pamundësuar mbajtjen e seancës, raporton portali “Zëri.info”.

Por, partnerët e koalicionit qeverisës janë shprehur të vendosur se sot do ta kalojnë demarkacionin në Kuvend, duke e plotësuar kështu njërin nga dy kushtet e mbetura të BE-së për liberalizimin e vizave. /Zëri/

 
Image
Image