Zeka: Sapo planifikuam kur me e sulmu Malin e Zi dhe NATO-n!

Aktuale March 21, 2018 - 00:41
Lexo detajet

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka me sarkazëm ka thënë se me deputetë e Grupit Parlamentar 6+ kanë planifikuar se për ta sulmuar Malin e Zi.

Më tej, Zeka ka thënë se nuk e sheh luftën si zgjidhje të këtij problemit të Demarkacionit të kufirit, raporton "Zëri.info". 

LEXO EDHE: Quni kërkon pjesëmarrjen e rugovasve në votimin e demarkacionit

“Me këta të “Gjashtë plusit” pare në pauzë planifikojshim kur me e sulmu Malin e Zi dhe NATO-n. Tani dua të di cila është alternativa, cila është zgjidhja e këtij problemi. Kryeministri e tha që kemi mbetë në situatën as andej e as këndej. Mendoj që miratimi i Demarkacioni i hap një milionë rrugë të reja dhe mbi të gjitha ata që kanë dilema se humbim territor, na jepet mundësi me u ulu me bisedu miqësisht me Malin e Zi. Unë nuk po shoh alternativa të luftës. U bëjë thirrje deputetëve të Vetëvendosjes që të reflektojnë deri nesër dhe ta ratifikojmë demarkacionin. Kjo ështlutja ime edh epër Dukagjin Goranin dhe deputetë tjerë”, është shprehur Zeka. /Zëri/