Quni kërkon pjesëmarrjen e rugovasve në votimin e demarkacionit

Aktuale March 21, 2018 - 00:29
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, duke iu drejtuar disa herë Ramush Haradinajt në postin që e mban si kryeministër, ka përkujtuar që marrëveshja që e ka prezantuar Isa Mustafa para tre vjetësh ishte marrëveshja që “ju e kishit kundërshtuar fuqimisht”.

Quni ia ka përkujtuar Haradinajt se vetë ka shkuar disa herë në pikat kufitare që ishin kundërshtuar nga ai dhe partia e tij. 

LEXO EDHE: Debat i ashpër mes Memli Krasniqit dhe Glauk Konjufcës

Në vazhdim ai i ka kërkuar Haradinajt dhe gjithë deputetëve që në ditën kur pritet të votohet demarkacioni, të pranishëm në sallë të jenë edhe banorët e anëve toka e të cilëve po mendohet të jetë mbetur nën territorin e Malit të Zi.

“Nëse nuk e keni bekimin e tyre për ratifikim, nëse ata nuk marrin pjesë në votimin tonë për këtë marrëveshje, ne do ta kemi ndërgjegjen e vrarë gjatë tërë jetës sonë”, ka thënë Quni.