Zeka: Votojeni Demarkacionin për inati të Listës Serbe

Aktuale March 20, 2018 - 18:21
Lexo detajet

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, u ka bërë thirrje deputetëve të Vetëvendosjes dhe atyre që janë kundër demarkacionit, që ta votojnë ketë marrëveshje për inat te Listës Serbe, raporton zeri.info.

“Ju bëj thirrje që për inati të tyre ta votoni këtë marrëveshje”, ka deklaruar Zeka.

LEXO EDHE: Vota e Labinot Tahirit për Demarkacionin, në dyshim!

Zeka me këtë rast, tha se Lista serbe nuk e meriton të jetë në qeveri me ditën e sotme, porse sipas tij, kushtetuta e obligon këtë.

“Nuk mund t’i  qesim prej qeverie. Sillu-pshtillu, dreqin rreth kamve e kemi. Na ka ra dreqi në kojshi, s’kemi çka me ba”, ka nënvizuar ai./Zeri