Konjufca tregon se a do të hedh Vetëvendosje sot gaz në Kuvend

Aktuale March 20, 2018 - 16:31
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje para fillimit të seancës tha se partia e tij vazhdon të kundërshtoj këtë marrëveshje duke mbrojtur kështu integritetin territorial të Kosovës, raporton "Zeri.info".

"Unë mendoj që jemi para një vendimi të rëndësishëm sepse kemi përballë dy vendime të kundërta. Zgjidhja është e lehtë, Murat Meha duhet ta marr përgjegjësinë për gabimet e veta. Çdo diskutim tjetër është i panevojshëm", tha ai.

Ai po ashtu tha se Vetëvendosje vazhdon të mbetet kundërt kësaj marrëveshje

"Për mu esenciale mbetet integriteti territoriali shtetit të Kosovës. Ne do të kundërshtojmë këtë demarkacion të gabueshëm", shtoi deputeti i VV-së.

Në pyetjen se a do të ketë gaz në seancë sot, ai tha se nuk është i sigurt për këtë./Zëri