Aktuale

Nikola Gruevski tentoi ta sulmojë Talat Xhaferin

Nikola Gruevski tentoi ta sulmojë Talat Xhaferin
14 mars 2018 • 17 : 31

E gjitha ndodhi kur po votohej Ligji për Gjuhët

Për pak sa nuk ka eskaluar situata në Kuvendin e Maqedonisë, kur ish-kryetari i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ka tentuar të godasë kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferin.

Kur kryeparlamentari Talat Xhaferi propozoi që të votohet Ligji për Gjuhët deputetët e VMRO DPMNE-së dolën për ta bllokuar foltoren dhe për të bllokuar procesin, shkruan “RTV21”.

Gruevski u ngjit tek vendi i kryetarit, ku po e pengonte derisa ai po e kryente punën e tij, ndërsa pati edhe kontakte me duar, kur Xhaferi largoi dorën e Gruevskit, i cili po e pengonte atë.

LEXO EDHE: Me tensione në sallë votohet Ligji për shqipen në Maqedoni

Gruevski u largua për një çast, ndërsa më pas u kthye sërish, duke u përballur sërish me Xhaferin.

 

© zëri.info