Konjufca: Qeveria aktuale është si llastiku

Aktuale March 14, 2018 - 11:00
Lexo detajet

Shefi i grupit parlamentar Glauk Konjufca tha se kjo Qeveri është modeluar në atë formë që të modeloj vetëm kërkesat për interesa të tyre personale, raporton “Zeri.info”.

“Qeveria është si llastiku. Pasi që këtyre si të u konvenon e rimodelojnë qeverinë ashtu si të dojnë”, tha Konjufca.

Sipas tij kjo Qeveri është njësoj sikur ato paraprake, pa dallime të mëdha.

LEXO EDHE: Haradinaj: Nuk kemi zgjidhje për demarkacionin

“I vetmi dallim i kësaj Qeverie nga ajo e kaluara është që ky kryeministër vrapon më shpejtë”, tha Konjufca.

Sipas tij e vetmja arsyje e këtyre dështimeve të kësaj Qeverie është pasi që kjo e fundit është krijuar nga një mazhorancë e brishtë./ZERI