Haxhiu: Jetët e humbura të grave, të jenë alarm për shoqërinë

Aktuale March 08, 2018 - 11:51

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, gjatë debatit që po zhvillohet në Kuvend për dhunën në familje, tha se shoqëria jonë akoma nuk është e vetëdijesuar për barazinë gjinore, raporton “Zeri.info”.

“Dhuna ndaj gruas është prej shkeljeve më të rënda e cila vazhdon të jetë problem në vendin tonë. Numri i raportimeve është i vogël dhe shoqëria është pak e vetëdijshme për barazinë gjinore”, tha ajo.

Haxhiu tha se jetët e humbura të grave në Kosovë nga dhuna në familje duhet të jenë alarm për institucionet dhe gjithë shoqërinë.

LEXO EDHE: Haxhiu tregon pse nuk iu bashkuan kampanjës ‘Ti je lule dielli’

“Humbja e jetëve dihet të jetë alarm për të gjithë ne. Le të punojmë të marrim hapa konkret dhe të mos mbete vetëm debat. E përgëzoj avokatin e popullit që ka ngrit shqetësim për dhunën ndaj gruas vazhdimisht", ka thënë ajo.

Ajo ka falënderuar Qeverinë që ka marrë vendim që kategoritë e grave të dhunuara gjatë luftës që të marrin kompensimin siç tha ajo sado minimal që është. /ZËRI/